Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier-Hoxharë.
Në ecje e sipër, një automjet ka dalë nga rruga, duke u marrë jetën 2 personave që udhëtonin në të.
Nga të dhënat e fundit rezulton se automjeti ka rënë në kolektorin e Roskovecit dhe dy personat kanë gjetur vdekjen nga mbytja.
Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i lënduar nga aksidenti dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Agjentë të policisë rrugore që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Diskutime rreth kësaj post