Mosvendosje rripit të sigurimit në automjet, u ka kushtuar shumë qytetarëve përveçse gjobat, pordhe arrestimin e tyre kjo pasi kanë tentuar që të korruptojnë policët rrugorë për t’i shpëtuar masës administrative.
Sot, policia e Vlorës ka njoftuar një rast të tillë të ndodhur në Delvinë, ku policia ka vënë në pranga një 24 vjeçar. Policia e Delvinës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Leo Majko, 24 vjeç, banues në Delvinë.
Arrestimi i tij u bë në qytetin e Delvinës pranë vendit të quajtur “Ura e Gajdarit”, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij tip Citroen me targë ZZB 5382, ka tentuar ti japë 2000 lekë (të rinj) punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.
Diskutime rreth kësaj post