Alfred Peza gjatë intervistes tregoi edhe historinë kur u mor peng në qytetin e Fierit ndërsa po shoqëronte një gazetar të “Corriere della Sera”, pas djegies së redaksisë së kesaj gazete.
Në emisionin Top Story, m e gazetarin Sokol Balla në TCH rrëfeu se si për pak desh e pushkatuan në vitin 1997 në Fier pasi e rrahën brutalisht me shkopa gome.
Ishte 1997 kur u vendos gjendja e jashtëzakonshme. Më 3 mars u dogj redaksia e Koha Jonë, unë isha reporter në atë kohë. Bashkë me ne që pamë që ishin djegur arkiva e kompjuterat, vjen mes të tjerëve dhe një gazetar italian, Luigi Ipoliteo i Corriere Della Sera, dhe pyeti: kush është reporteri i kronikës, dhe tha meqë redaksia u dogj, a vjen më shoqëron?
Dhe unë meqë e njihja terrenin mendova të bëja ditar meqë s’do dilte gazeta që të botoja kur të , rrugës në Fier na ndaluan, isha me një taksist dhe Ipoliton, dhe unë njihesha si gazetar, por jo me fytyrë, sepse mungonin televizionet, por meqë kam mbaruar shkollë ushtarake , dhe ishin disa që më njohën, dhe na kthyen mbrapsht, e na dolën dy makina dhe na ndaluan në mes të Fierit dhe më rrëmbyen dhe më çuan në Komisaritatin e Polinës, lajmi i parë i gazetës ishte Zhduket gazetari Alfred Peza, dhe thuhej që ishte gazetari që i rrinte si gozhdë regjimit të Sali Barishës, isha i vrarë pothuajse, se disa njerëz veriroë nudo më rrahën me shkopinj gome, mbi 1 mijë shkopinj, dhe më hovën nja 10 herë kovë me ujë.
M’i kishin hequr të gjitha, vunë kapucë në kokë një skuadër pushkatimi dhe më futën pasaportën në xhep. Dhe thanë: Kur të të gjejnë kur të lirohen arat, të dinë se kush je, dhe skaluan pak minuta dhe nga gjithë ky moment, filluan disa lëvizje të çuditshme.
Gazetari që ishte me mua shkoi urgjent në Tiranë dhe mbajti konferencë, atje ishte Blushi që më tha rastësisht takoi Pollon dhe i tha shiko se na keni vrarë gazetarin, dhe shkoi te Berisha si komandant i forcave të armatosura, dhe nuk di se ç ndodhi por bërja ndëkrmbëtare e lajmit dhe konferenca e shtypit e gazetarit italian bënë të më shpëntonte jetën.
Më kthyen dhe më lanë me disa nejrëz të tjerë të arrestuar, dhe një burrë më tha që më kishte mbajtur në krahë. Flanederoj xhelatët e mia, që nuk më goditën në organet gjenitale dhe kokë për asnjë moment, dhe për këtë i kam falur.
Diskutime rreth kësaj post