Nga Anri Bala
Mediat shqiptare, nuk janë qesharake, por “varfanjake”, edhe nga gënjeshtrat pa fantazi… që mundohen me mish e shpirt t’i bëjnë lajm. Këtë varfëri dhe mediokritet, duan t’iu shesin qytetarëve si inteligjencë, zgjuarsi dhe informim publik… me “sinqeritet”.
Pas Frrokut, ish bashkëpuntorit të sigurimit famkeq dhe një farë Fundo, ish zëri i Vanit, kur ishte ministër i Financave, një tjetër bashkëpuntor i… Frrokut, Lesi ose Lesa, hodhi në media një opinion prej anal-isti. Mirëpo Fundo i’a kalon e të “shokon”, me intelektin e tij prej gazetari. Shqiptarët më në fund i lajmëroi, se Rama është udhëheqësi shqiptar anti-amerikan më i madh pas Enver Hoxhës?! Edi anti-amerikan… sepse nuk ka qenë pro zgjedhjes së Trump! Këtë sihariq na jep vetë Fundo i PD-së.
Në fakt, se cilët janë anti-amerikanë dhe anti-Amerik në këtë vend e dinë edhe laraskat, por Fundo ka marrë ndonjë kockë për ta shkruajtur këtë hartim për nxënësit e fillores. Fundo nuk e di, se ashtu siç tha Rama, ka thënë shumica e amerikanëve, e natyrisht ata nuk kanë qenë antiamerikan, por amerikan të vërtetë.
Fundo nuk e di… sepse kaq di, që në numrin përfundimtar, Hilari Klinton ishte 2 milion vota përpara. Por siç duket Trump fiton për inat të Ramës dhe tani vjen “hakmarrja” e madhe.
Qeshni po të doni, gajasuni, por do ta shikoni se ç’ka për të na gjetur! Sipas Fundos, në qershor Trump do largoi Ramën dhe në pushtet do sjellë Shqupin me shquparët, hajdutët me gomarët, shpellarët me lopçarët sepse… do Amerika?! Analizë më brilante për barcaleta nuk ka.
Ndërsa Lesi krejt me “inteligjencë” dhe njohje mendimesh e ka “qarë” mërzitjen dhe xhelozinë e Ramës në anal-izën e tij: Rama xheloz pse Trump nuk e ftoi atë, por ftoi dy “faqezinjtë” më të mëdhenjt që njef vendi dhe Europa (Ilir Metën dhe Lulzim Bashën), në ceremonin e tij të inagurimit si President.
Lesi dhe lesnat e ndryshëm, që pa turp, me favorin që u bën pronësia e një media, dizinformojnë dhe shpifin, pa asnjë argument, të paguar mirë nga ata që bëjnë qoka me lekët e grabitura të shqiptarëve, se Edi Rama gënjen duke “paguar nën dorë” se: “Departamenti i shtetit nuk ka bërë asnjë ftesë për politikanët e vendit tonë.”
Se kush gënjen, është fare e lehtë të merret vesh. Departamenti i shtetit, për të gjitha eventet ka një faqe zyrtare. Lesnat, rroknat dhe fundet edhe pse të prapambetur në mendim dhe metodologji, e dinë fare mirë këtë, sepse jetojmë në shekullin e teknologjisë dhe është shumë e lehtë për ta verifikuar këtë.
Por Nikolla këtë (anti)lajm me siguri e ka lexuar në muret e shpellave të lexueshme dhe aksesueshme vetëm për ndonjë shpellar, nëse ka ngelur ende ndonjë “gjallë”! Për të mbuluar shpifjen me gënjeshtrën, sot mediat e “bla-blas” shkruanin se Mediun e Gërdecit dhe Lulin e 21 Janarit, nuk i ka ftuar DSHA-ja, por Komiteti Republikan me ftesa selektive! Lajm më të “besueshëm” nuk ka, tani na e mbushën mendjen!
E vërteta është, se Luli, Likja, Mediu, nuk janë të ftuar asgjëkundi, por duke qenë se tallin b….. me paratë e taksa paguesve shqiptarë, presin bileta mijëra dollarësh me lobuesit e tyre pa i’u dridhur dora.
Sa shumë i “do” Amerika hajdutët e kemi parë dhe po e shohim në përpjekjet pë finalizimin e Vetingut. Nuk besoj, se e keni harruar, edhe Hillari i “ftoj” këto “orla”, që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë copë mish kërme nga gjahu i braktisur dhe a e dini çfarë fituan: “Të drejtën e mburrjes, si grabitqarë, për të marrë atë që nuk u takon!”
Ndaj ne, “hallku”, i dimë gjërat më mirë se lesnat! Nuk është shaka, të tallesh me njerëzit, me xhelozira dhe dashurira imagjinare, mes politikanëve tanë që nuk i njeh askush dhe “dashnorëve” që ato shohin në ëndrra dhe ty të duken si princi i kaltër i tyre.
Do ishte shumë më mirë nëse merrni guximin dhe pyesni tutorët tuaj, se me çfarë parash bëjnë qoka të tilla? Kujt i intereson grimi i fytyrës së tyre me xhepin tonë? Kush i pagoj? Sa ishte kostoja e udhëtimit të Metës me gruan e vajzën në hapjen e fushatës së Klintonit?! Kërkoni Edit, jo Lesit, por Ramës dhe organeve ligj zbatuese, për zbardhjen e shpenzimeve të bëra nga këto “të ftuar”. Sa janë paguar, kush i pagoi dhe pse janë paguar udhëtimet e tyre.
Nuk trembni askënd me historira të prishjeve të Amerikës me Shqipërinë, veçse bëheni qesharak dhe të pështirë. Pyetni veten së pari: Basha sa pagoi si “ithtari” i Hillarit, e që tani na qenka ftuar nga kundërshtari i saj?! Një paradoks i madh vetëm ta shprehësh se, dy pjesëmarrësit e inagurimit të hapjes së fushatës të Klintonit… i pret krahë hapur Trumpi?!
Në të vërtetë, një media serioze siç ka qenë diku “Koha jonë”, nuk mund të bëjë gallatë me inate politikanësh, e mburrje faqezinjsh. Lulzim Basha dhe Ilir Meta po largohen nga vendi i krimit, për pak ditë, që të paktën të mos i kap 21 Janari… në Tiranë dhe larg në Amerikë të ëndërrojnë që kanë shpëtuar nga makthi i krimit makabër, që nuk do i lëshoj kurrë një herë të vetme.
Ndërsa ëndërrat e tjerrura, në një natë dimri, si ky i sivjetëshmi se, Trump ka marrë inat Ramën, bëjnë për të qeshur edhe fëmijët. Po siç duket, tani lesnave, rroknave e fundnave pafund, kjo i’u ka ngelur, të tregojnë përralla, që i bëjnë vetë… i thonë vetë… i dëgjojnë vetë… dhe i besojnë po vetë!
Politika amerikane nuk është politika berishjane. Presidenti Amerikan është gjithkushi por dhe askushi në Amerikë. Politikën e bëjnë ato që e kanë zgjedhur, anëtarët e Kongresit. Kujt i shkon mendja se Prisidenti Amerikan mund të bëjë politika me preferenca personale, është i marrë ose beson tek marrëzitë.
Kujt i shkon mendja, se Donald Trump do bëjë Lulin me Liken miq, duhet të jet i marrë, vetëm se mendon marrëzira të tilla. Kjo, të jeni të sigurtë, lesna e rrokna dhe gjithë shpura juaj, që mendojnë se politika Amerikane ndaj Shqipërisë do ndryshoj për hirë të vrasësve që duan të kthehen në pushtet dhe për t’iu shmangur drejtësisë, nuk ka për të ndodhur kurrë.
Ka vetëm një mundësi, nëse Trump zëvëndëson me 21 Janar ambasadorin Lu me Shkëlzen Berishën, në mars kryeministrin holandez Rutte, një zë i ashpër kritik ndaj Trump me Lulzim Bashën, në qershor Assadin me Sali Berishën dhe Ilir Metën senator të përjetshëm në vend të Xhulio Andreotit në senatin italian. Ëndërr që të bën me krahë po ta besosh, “po nuk qoftë, u sajoftë thotë shpresëhumburi!”
Hallku i’u lutet, me “qetësi dhe dashuri”: Zgjohuni nga ëndërra anal-ist, se mund të vdisni në gjumë nga ëndërrimi i gjat
Diskutime rreth kësaj post