Në të gjithë vendin, akset kombëtare janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në ndonjë segment është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, ndodhen në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.
Ditën e sotme, Emergjencat Civile kanë planifikuar shpërndarjen e ndihmave me helikopterët dhe mjetet e Forcave të Armatosura për në disa zona në veri dhe verilindje të vendit, por gjithçka do të varet nga kushtet atmosferike në këto zona.
Situata në qarqe paraqitet:
QARKU SHKODËR
Në qarkun e Shkodrës i vetmi aks rural i bllokuar është Qafë Thore – Theth, po punohet për hapjen e tij.
Akset rrugore Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë- Benë, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Laç Vau Dejës – Qafë Çelë – Pukë, Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz, Bardhet – Iballë, Shkodër – Breg Lumi – Theth, janë të qarkullueshme me zinxhirë.
QARKU KUKËS
Në qarkun e Kukësit të gjitha akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë.
Aksi rrugor Ura e Zapodit-Ura e Shtrezës qarkullohet me zinxhirë.
Vijojnë të jenë të bllokuara disa fshatra dhe Njësi Administrative Arrën, Zapod, si dhe fshatrat Turaj, Shtrezë, Nimçe, Curraj i Epërm, Salcë, Palcë Treshnjevë, Papaj, Gegaj, Lëkurtaj e Selimaj.
QARKU DIBËR
Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura, më përjashtim të aksit rruga nacionale – Lurë e cila vazhdon të jetë e bllokuar.
Gjithashtu të bllokuara janë dhe rrugët lidhëse të fshatrave Lunar, Lukan, Kacni, për në qendër të Njësive Administrative Selishtë.
Akset rrugore janë të qarkullueshme me zinxhirë Kuben–Vasie, Ura e Qytezës–Zerqan dhe Ura e Çerenecit–Steblevë.
QARKU LEZHË
Në qarkun e Lezhës të bllokuara janë vetëm disa fshatra në Njësitë Administrative Orosh, Fan dhe në Nënshejt – Lajthizë të bashkisë Mirditë.
QARKU GJIROKASTËR
Të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme.
Të bllokuara janë Njësitë Administrative: Kurvelesh; Zagori, Buz dhe fshatrat Selckë, Selckë e Vogël dhe Shalë.
QARKU KORÇË
Në qarkun e Korçës të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme.
Vetëm akset rrugore Korçë – Voskopojë, Korçë – Boboshticë – Dardhë, Korçë – Ersekë, Ersekë – Leskovik janë të qarkullueshëm me zinxhirë.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për probleme.
Diskutime rreth kësaj post