Zonat e thella malore vijojnë të jenë ende të bllokuara nga dëbora dhe moti i ftohtë, ndërsa rrugët kombëtare në Kukës dhe Has janë të kalueshme pa zinxhirë.
Në bashkinë e Kukësit është e bllokuar Njësia Administrative Arrën me të gjitha fshatrat. Është e bllokuar fshati Turaj e Njësia Adminstrative Topojan. Është e bllokuar fshati Shtrezë e Njësia Adminstrative Shishtavec.Është e bllokuar fshati Nimçe e Njësia Adminstrative Zapod.Po punohet për hapjen e rrugës për lidhjen e fshatrave me qendrën.
Në bashkinë e Tropojës janë të lidhura të gjitha Njësitë Administrative me Qendrën.
Të bllokuara janë fshatrat Curraj i Epërm, Salcë, Palcë e Gjonpepaj të NjA Lekbibaj, Treshnjevë, Papaj, Gegaj të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër.
Të bllokuara janë edhe fshatrat Lëkurtaj e Selimaj të Njësisë Administrative Bujan.Po punohet për hapjen e rrugëve për lidhjen e fshatrave me qendrën.Aktualisht është furnizuar i gjithë Qarku me energji elektrike me përjashtim të fshatrave Visoç e Berishë të NjA Bytyq, pjesë të Bashkisë Tropojë.
Diskutime rreth kësaj post