Policia e Elbasanit ka prangosur një 28-vjeçar në fshatin Gjocaj. Mësohet se Albi Bashaliu, 28 vjeç u arrestua pasi në fshatin Gjocaj , gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të: V.SH, 57 vjeç, banues në fshatin Gjocaj dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin
Si pasojë e të shtënave, nuk ka patur të dëmtuar. Policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale: 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishek i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm
Automjetin tip Volkswagen me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit A.B, 38 vjeç, banues në Peqin Policia vazhdon punën për gjetjen e armës së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Diskutime rreth kësaj post