DASHI
Planetet iu premtojne harmoni dhe sensualitet gjate kesaj dite. Do kaloni disa momente mjaft emocionuese dhe do donit qe ato te mos mbaronin. Nese jeni vetem zemra do filloje t’iu rrahe me fort. Ka mundesi te gjeni personin qe keni enderruar prej disa kohesh. Cilatdo qofshin angazhimet e momentit duhet te gjeni pak kohe per menaxhimin e financave.
DEMI
Mos i hidhni benzine zjarrit sot ne jeten tuaj ne cift sepse problemet do shtoheshin edhe me teper. Mos ia lejoni vetes kete dhe tregohuni pak me tolerante. Beqaret duhet te reflektojne mire per ate qe duhet te bejne jo te te nxiten nga emocionet e momentit. Ne planin financiar beni kujdes nga influenca negative e planeteve. Mos u hidhni ne detin e shpenzimeve sepse nuk do dilni dot.
BINJAKET
Klima yjore ka rrezik te mos jete aspak e qete per ciftet sot. Do keni veshtiresi ne komunikim dhe do debatoni ashper per disa tema delikate. Beqaret do kene pershtypjen se askush nuk do ua hedhe syte, por ne fakt dikush ka kohe qe i veshtron. Marsi do influencoje se tepermi sot ne planin financiar. Do benit mire te mos rrezikonit shume sepse do futeshin neper rruge pa dalje.
GAFORRJA
Jeta sentimentale e cifteve do jete me e privilegjuara gjate kesaj dite. Do e thelloni marredhenien qe keni krijuar dhe kenaqesite qe do perjetoni do jene te shumta. Beqaret duhet te presin ende per te krujuar lidhjen e duhur. Ka kohe per gjithcka. Ne planin financiar duhet te merrni masa qe ta stabilizoni situaten. Shume shpejt do beni investimet e medha qe keni deshiruar.
LUANI
Marredhenia ne cift do jete shume e mire gjate kesaj dite. Komunikimi do vazhdoje si gjithmone, madje do flisni edhe per disa tema delikate. Beqaret nuk do ankohen fare sot sepse takimi qe do kene do i entuziazmoje pa mase. Mos e humbni per asnje arsye mundesine qe do iu jepet. Kontrollojini te gjitha shpenzimet qe do kryeni gjate kesaj dite nese nuk doni te keni probleme.
VIRGJERESHA
Gjate kesaj dite, se bashku me partnerin, do filloni te thurni plane per te ardhmen. Pas nje kohe te gjate lidhjeje do benit shume mire te kalonit ne nje faze tjeter. Beqaret do jene luftarake dhe do kene takime te shumta, megjithate per princin e kalter ende nuk ka ardhur koha. Ekuilibri financiar do jete i mbrojtur. Megjithate per ta ruajtur sa me shume kete situate kontrolloni
shpenzimet.
PESHORJA
Jeta ne cift nuk do iu sjelle emocionet qe aq shume keni pritur megjithate as probleme te medha nuk do keni. Mundohuni te mos e pyesni partnerin per ato qe ka kaluar para jush. Beqaret do terhiqe mjaft nga dikush, por do ngurrojne qe t’ia thone. Mos prisni shume sepse dikush tjeter do ua marre. Ne planin financiar nuk duhet te ndermerrni operacione te medha. Nuk eshte koha.
AKREPI
Plutoni do ua shtoje kurajen ne jeten ne cift dhe do tentoni te flisni me partnerin per disa tema delikate. Nese ai iu degjon vazhdoni me tej, nese jo ndryshoni teme qe te mos keni debate. Beqaret nuk duhet te kerkojne nje person ideal sepse ai nuk ekziston. Kenaquni me ata qe do takoni. Financat do jene me te mira se disa kohe me pare. Hiqni disa lek menjane.
SHIGJETARI
Jeni ne cift? Ose do keni probleme te medha ose do kaloni nje dite shume te lumtur sot. Mundohuni te tregoheni me te kuptueshem dhe me tolerante nse doni t’iu ndodhe e dyta. Beqaret do bejne cmos gjate kesaj dite qe te gjejne personin e zemers, por me kot. Dielli do favorizoje financat. Do arrini te kryeni transaksionet e duhura dhe te ruani ekuilibrin.
BRICJAPI
Ciftet duhet te bejne cfare eshte e mudur sot qe ta ruajne komunikimin. Nese kjo nuk ndodh do keni goxha debate. Kujdes! Beqaret nuk do mendojne fare per dashurine gjate kesaj dite duke qene se do kene shume angazhime te tjera. Mos e lini pas dore sepse koha iken. Ne planin financiar shpenzoni sa ua mban xhepi jo me shume sepse nuk do dini cfare te beni me vone.
UJORI
Marredhenia me partnerin do jete mjaft e trazuar gjate kesaj dite. Do keni mos marreveshje te shumta dhe kjo do iu merzite pa mase. Merkuri do i beje beqaret me idealiste se kurre ne planin sentimental. Do beni shume sakrifica per ta bere per vete personin qe iu pelqen. Financat ne pergjithesi do jene te mbrojtura, megjithate do benit mire nese do kujdeseshit per shpenzimet.
PESHQIT
Dita e sotme nuk do jete ideale per ceshtjet e zemres. Saturni do jete planeti qe do influencoje me shume dhe gjerat nuk do shkojne ashtu si i kishit menduar. Do kete veshtirsi ne cift. Beqaret duhet te mendohen sy here para se te bejne premtime. Mos u nxitoni vetem e vetem per te krijuar nje lidhje. Situata financiare nuk do perbeje asnje problem. Beni ndonje investim te nevojshem.
Diskutime rreth kësaj post