Real Madrid do te paguaje 95 milione corona (10 milione euro) per sulmuesin e ri te AIK, Alexander Isak, i cili do te behet keshtu lojtari me kosto me te larte ne historine e futbollit suedez.
Gazeta “Aftonbladet” e vlereson 17-vjecarin si ‘Ibrahimovici i zi”, duke permendur edhe faktin se rekordi mbahej nga sulmuesi aktual i Manchester United, i cili u transferua ne 2001 nga Malmoe tek Ajax ne shkembim te 19,2 milione fiorini (7,8 milione euro).
Gazeta suedeze shkruan se Isak do te firmose nje kontrate per pese vjet dhe agjenti i tij do te shkoje javen e ardhshme ne Madrid per te perfunduar operacionin.
Isak, i lindur ne Suedi, por me origjine nga Eritrea, ka debutuar para nje viti me skuadren e pare te AIK, ku ka shenuar 10 gola ne 24 ndeshje te kampionatit. Ai ka debutuar ne ekipin kombetar, duke u bere lojtari me i ri ne Suedi pjese e seleksionit.
Diskutime rreth kësaj post