Zyra e Kryeprokurorit të Përgjithshëm shtyn përzgjedhjen e zëvendësit të tij.
Mbledhja ku do të zgjidhej numri dy i organit të akuzës ishte parashikuar të mbahej paraditen e së hënës, dhe në të pritej pjesëmarrja e të gjithë prokurorëve te këtij institucioni.
Por pavarësisht planifikimit, kabineti i kryeprokurorit e ka shtyrë mbledhjen për një moment tjetër.
Ndërkohë burime thonë për AbcNews se shtyrja ka ardhur pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, i cili në një dalje për media tha se nuk i takon këtij kryeprokurori që të zgjedhë zëvendësin e tij, por i takon atij që do të zgjidhet, pas Reformës në Drejtësi.
Diskutime rreth kësaj post