Nga Koço Kokëdhima
Gjatë intervistës në Tv “Apollon” deklarova se sovrani është i shkelur, i përbuzur, i degjeneruar dhe i përdhunuar. Dhe vuan gjithë këtë histori në të cilën e kanë katandisur. Kryetarët e partive gënjejnë, mashtrojnë, manipulojnë dhe do të vazhdojnë kështu gjithë jetën e tyre, sepse jetojnë në parajsë për vete.
Kush jeton sot në vuajtje dhe në mungesë të shpresës? Ky popull që s’ka punë, që nuk nderohet, që s’ka besim. Si rregullohet kjo? Kush i zgjedh kriminelët në krye të popullit, kush i çon deputetë? Kush i zgjedh të gjithë ata tutkunë që them unë në krye të institucioneve?
Kush i zgjedh të gjithë këta njerëz që i blejnë diplomat. Kush i zgjedh të gjithë këta injorantë e kusarë? Kush i vendos këta? Kryetarët. Sot kemi dy Parti Socialiste dhe dy Parti Demokratike. Njëra është partia e popullit, është partia e socialistëve të bazës. Sa mijëra socialistë unë njoh në këtë qytet, sa mijëra socialistë janë këtu me të cilët kam ndarë aq shumë ngjarje dhe emocione. Një jetë të gjithë dhe që kam adhurim në zemër për ta.
Por ajo partia e udhëheqjes as nuk do të dijë për këtë partinë e këtyre. Kujtohet vetëm në zgjedhje për ta. I konsideron bagëti.
Diskutime rreth kësaj post