Në bashkinë e Kukësit ndonëse me temperatura të ulëta moti u përmirësua ndjeshëm gjatë ditës së sotme. Që në orët e para të ditës së dielë nisi puna për hapjen e rrugëve në të gjitha drejtimet.
Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, të gjitha Njësite Administrative kanë nga një grup pune për ndjekjen e situatës. Çdo grup pune kryesohet nga një drejtor drejtorie, përgjegjës për një Njesi Administrative dhe ndodhen në terren deri në hapjen e çdo aksi rrugor.
Gjatë ditës së sotme u hapën rrugët e Njësisë Administrative Shtiqen, Kolsh, Malzi (përjashtuar fshatin Piste dhe Leproj), Tërthorë (hapur vetëm Bregluma dhe Morini), Shishtavec deri në qendër, Surroj (ëe hapura Cinamake, Fushare, Trull), Bushtricë qendër, Kalis (hapur deri në Palush), Topojan qendër, Zapod (hapur deri në Orgjost).
Të bllokuara tërësisht mbeten Njësitë Administrative Arren dhe Grykecaje.
Pa energji elektrike mbeten fshatrat Qam, Mgulle e Gdheshte të Malziut, ndërsa ka probleme me furnizim jo të rregullt në Grykecaje e Topojan.
Në orët e pasdites pati një urgjencë mjekësore (grua) në fshatin Arren, e cila u transportua me helikopter drejt Tiranës.
Gjatë ditës së nesërme do të nis puna ne keto drejtime: Në Njësinë Administrative Kalis, nga fshati Palush, për të gjitha fshatrat e kësaj Njësie.
Nga Ura e Lapajve në drejtim të Grykecajës, për të gjitha fshatrat e Njësisë (një traktor me zinxhir ka mbërritur sonte dhe është stacionuar tek Ura e Lapajve në Bushtricë për të nisur punën herët në mëngjes).
Nga hidrocentarali i Orgjostit për të gjitha fshatrat e Njësisë Administrative Zapod dhe për fshatrat Cernaleve, Oreshke e Borje të Njesise Adminsitrative Shishtavec (nje traktor me zinxhire po punon edhe në orët e mbrëmjes së sotme).
Në Njësinë Administrative Bicaj një fadromë do të niëe punën për fshatrat Bushat, Gabricë e Mustafaj.
Në Njesinë Administrative Topojan do të ndërhyet ditën e martë dhe të mërkurë për fshatrat Turaj, Xhaferaj, Breki e Nimce.
Në Njësinë Administrative Ujmisht do të ndërhyet me një bjellorus për fshatrat Ujmisht e Malqenë, ndërsa për fshatin Zall Lusen do të ndërhyet ditën e martë.
Në Njësine Administrative Tërthore do të ndërhyet në fshatrat Bardhoc i Ri, Bardhoc, Gjegjan e Pobreg.
Diskutime rreth kësaj post