Eurodeputeti gjerman në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, njëherazi raportues për Shqipërinë, mbështet zgjerimin e Bashkimit Europian.
Përmes një analize të gjatë mbi nevojën e zgjerimit të BE-së, të titulluar “Pse duhet zgjerimi”, Fleckenstein thekson se është e nevojshme nxitja e strategjisë për zgjerim, pjesë e së cilës duhet të bëhet edhe Ballkani Perëndimor.
“Pa një politikë ambicioze dhe efektive të zgjerimit, BE-ja nuk do të jetë në gjendje të ruajë ndikimin e saj mbi procesin e demokratizimit dhe stabilizimit në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Fleckenstein, ndërsa i ka bërë apel vendeve të Ballkanit Perëndimor “që të vijojnë vrullin e reformave nëse duan të jenë pjesë e BE-së”.
“Shtetet e Ballkanit duhet të vijojnë progresin ekonomiko-politik dhe në çdo hap të tyre do të kenë ndihmën e BE-së, ku një shembull i qartë është Shqipëria. Ballkanit Perëndimor i duhet një mbështetje shtesë për të ruajtur vrullin e reformave gjatë viteve në vijim. Shqipëria është një shembull i një vendi kandidat, ku BE-ja ka pranuar të japë përkrahje të konsiderueshme për sjelljen e një reforme të plotë gjyqësore. Duhet të vijojë progresi politiko-ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit”, shkruan Fleckenstein.
Diskutime rreth kësaj post