Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar edhe dy ambasadorë të rinj, që ditët e fundit ishin në Kuvend. Burime zyrtare thanë se dekretet janë bërë publike ditën e sotme.
Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Selim Belortaja, ambasador në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë, Republikën Socialiste të Vietnamit dhe në Mongoli, jorezident.
Presidenti Nishani dekreton edhe emërimin e zonjës Ardiana Hobdari, ambasadore në Republikën e Greqisë, rezidente, si dhe në Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë si dhe Republikën e Armenisë, jorezidente.
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, dhe të nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Selim Belortaja, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë, Republikën Socialiste të Vietnamit dhe në Mongoli, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9926
Tiranë, më 29.12.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, dhe të nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Ardiana Hobdari, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë si dhe Republikën e Armenisë, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9925
Tiranë, më 29.12.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
Diskutime rreth kësaj post