William Salice, shpikësi i vezës Kinder, vdiq dje në mbrëmje në moshën 83-vjeçare në Pavia, në veri të Italisë, njoftoi sot fondacioni “Color your life”.
I punësuar në kompaninë ”Ferrero” në 1960-ën, William Salice u bë krahu i djathtë i pronati vizionar Michele Ferrero, shpikësi i Nutella-s së famshme, i cili vdiq në vitin 2015.
Gjatë viteve ’70 të shekullit të kaluar, ai kërkoi të mënjanonte karakterin sezonal të vezëve të Pashkëve duke e shtrirë gjithë vitin.
Kështu lindi edhe ideja gjeniale e vezës me surprizën brenda.
Lindi Kinder Surpriza, vezë prej çokollate me një kapsulë plastike brenda saj që kishte copëza plastike për t’u bashkuar, copëza që më pas krijonin figura të ndryshme.
Suksesi ishte i menjëhershëm, pasi shitjet e tyre kaluan miliardat.
Vetëm në Francë shiten 100 milionë të tilla në vit.
Diskutime rreth kësaj post