Gjykata Kushtetuese i ka dhënë vetes edhe një javë kohë për të publikuar të plotë argumentat dhe interpretimin përkatës të vendimit që rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për anti-kushtetueshmërinë e ligjit të Vettingut.
Mbledhja e së enjtes e gjyqtarëve, që zgjati rreth dy orë, miratoi në parim draftin e vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, por miratimi përfundimtar u shty më datë 5 janar, për shkak se u kërkua kohë për sqarimin e dy çështjeve.
Me kete akt Gjykata Kushtetuese po shkel ligjin e saj qe ka hyre ne fuqi para disa javesh. Në nenin 72, pika 6 te ligjit qe detyron GJK pas shpalljes se dispozitivit te arsyetoj te plote vendimin brenda 5 diteve.
Dispozitivi per vetingun e kane shpallur ne dt 22 dhjetor dhe as sot qe jane mbledhur nuk e kane shpallur vendimin e arsyetuar, por e kane shtyre per daten 5 Janar. Kesaj i thone “shtyje ta shtymë”.
Ligji detyron GJK qe vendimin e arsyetuar brenda 5 diteve ta shpall me qellim hyrjen ne fuqi.
Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese mund të ketë një interpretim të pafavorshëm për ligjin vetëm për dy pikat që janë akoma pezull.
Ato kanë të bëjnë me veprimtarinë e organeve që kontrollojnë figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe me dorëzimin e 3 deklaratave për pasurinë, figurën dhe vetëvlerësimin pas ngritjes së institucioneve të vettingut.
Ne do te duhet te presim derisa gjyqtaret te arsyetojne vendimin, nderkohe qe neni 72/6 vendos nje afat prekluziv 5 ditor qe nuk mund te shtyhet.
Diskutime rreth kësaj post