2016-a nuk ka qenë një vit i lehtë për Lulzim Bashën.
Ai ka pësuar disa humbje të rënda politike, çka ka shkaktuar pakënaqësi ndaj tij dhe përçarje brenda PD-së.
Por, përveç kësaj, gjatë këtij viti Basha ka udhëhequr një betejë të ashpër kundër reformës në drejtësi, çka çoi edhe në përplasjen e tij dhe PD-së, me Perëndimin.
Partia që u krijua për ta bërë Shqipërinë si Europa, në drejtimin e Bashës u bë kundërshtarja e SHBA-së dhe BE-së.
Por, pavarësisht këtyre, Lulzim Basha është shpallur njeriu i 2016-s nga ana e revistës Mapo.
Sipas kësaj reviste, Basha e meriton të shpallet njeriu i vitit, sepse inicioi ligjin e dekriminalizimit dhe sepse… e ka marrë në telefon Angela Merkel.
“Viti 2016 mbyllet me frytet e para të ligjit të dekriminalizimit. Dy deputetë dhe një kryetar bashkie humbën mandatin me vendim të KQZ-së.
Po ashtu, në korrik në përfundim të votimit me 140 vota pro të reformës në drejtësi ai ishte lideri i vetëm shqiptar që mori një telefonatë nga kancelarja Merkel, aleatja e tij në Partitë Popullore Europiane. Ja dy arritjet pse Lulzim Basha meriton të shpallet Njeriu i Vitit 2016”, shkruan kjo revistë.
Me këtë kriter, Rama mund të shpallej për nja 5-6 vite radhazi njeriu i vitit, duke qenë se kaq kanë qenë herët që është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Diskutime rreth kësaj post