U transferua te Atalanta vetëm në orët e fundit të merkatos së verës, por Etrit Berisha falë paraqitjeve të tij në fushë, në vetëm pak kohë fitoi zemrat e tifozëve bergamaskë duke u kthyer në një lider të vërtetë te skuadra zikaltër. Trajneri Gasperini për t’i bërë vend në formacion gardianit shqiptar uli në stol një nga portierët më të talentuar të futbollit italian në këto vitet e fundit Marco Sportiellon, kjo padiskutim për meritë të 27-vjecarit nga Prishtina që në ato ndeshje që luajti i vuri kycin portës së Atalantës. Për momentin Berisha është i dëmtuar madje u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni për të lënë pas problemet në gju, por në Janar ai me siguri do të rikthehet të mbrojë sërish portën e skuadrës bergamaske në Serinë A.
Kuqeziu aktaluasht luan te Atalanta në formë huazimi nga Lazio, por nëse u referohemi fjalëve të menaxherit të Berishës, Federico Pastorello, verën e arshshme portieri shqiptar do të jetë në kuptimin e plotë të fjalës një futbollist i skuadrës së drejtuar nga Gianpiero Gasperini. Në një intervistë për “Citaceleste”, Pastorello u shpreh: “Etriti po bën shumë mirë te Atalanta dhe jam i sigurtë që drejtuesit bergamaskë do ta blejnë kartonin e tij”. Mediat italiane aludojnë se në marrëveshjen për transfermin përfundimtar të Berishës në Bergamo mund të përfshihet njëri mes Sportiellos dhe Paloschit që mund të kalojë te Lazio. Lidhur me këtë cështje, Pastorello la gjithcka të hapur por nuk u zhbalancua më shumë sesa duhet.
Diskutime rreth kësaj post