Pas largimit të dy deputetëve nga Kuvendi me vendim të KQZ-së, demokratët kanë nisur të thërrasin në kor se kjo është një fitore e Lulzim Bashës, pasi ka qenë ai që këmbënguli për ligjin e dekriminalizimit.
Lulit i duhet një fitore pas humbjeve të thella dhe do ishte gjë e mirë, që edhe kreu i opozitës të fitonte një betejë politike.
Por, ironia është se edhe pse thërrasin fitore për largimin e dy deputetëve dhe një kryebashkiaku, tre përfaqësuesit e PD-së në KQZ-së, për një prej tyre kanë votuar kundër.
Pra, që ta mbajnë ende në Kuvend.
Bëhet fjalë për deputetin Dashamir Tahiri.
Tani ose këta tre nuk i binden Bashës dhe kanë vepruar me kokë të vet, ose PD ka dy standarte dhe voton vetëm për politikanët problematikë nga krahu i kundërshtarëve.
Por të paktën të mos thërrasin fitore, kur në fakt ata janë mërzitur se iu ka ikur Dashi.
TemA
Diskutime rreth kësaj post