Gianni De Biasi i ftuari special i Antonio Contes. Konfirmohet edhe njëherë tjetër raporti i shkëlqyer miqësor që ekziston mes dy trajnerëve italianë, pasi tekniku i kombëtares kuqezi paraditen e kësaj të Enjteje ishte i pranishëm në qëndrën stërvitore të Chelsea-it për të ndjekur nga afër seancën e rradhës stërvitore të Bluve të Londrës. Falë punës së shkëlqyer që po bën Antonio Conte gjatë kësaj periudhe Chelsea po i mahnit të gjithë në Premier Leaguen angleze teksa pozicionohet në vendin e parë të renditjes me 6 pikë më shumë se Liverpooli dhe numëron plot 12 fitore rradhazi.
De Biasi ndoqi nga afër stërvitjen e Chelsea-it që po vijon përgatitjet për sfidën ndaj Stoke City-it ku të besuarit Antonio Contes do të synojnë ta cojnë në 13 numërin e sukseseve rresht. Të dy teknikët i dhanë disa këshilla njëri-tjetrit në takimin që patën duke u shfaqur shumë të afërt sic tregohet në këtë foto të postuar nga trajneri i kombëtares shqiptare në rrjetet sociale me De Biasin që e falenderon Conten, për mikëpritjen. Falë raportit shumë të mirë që ekziston mes dy trajnerëve u organizua edhe miqësorja e 18 Nëntorit të vitit 2014 mes Italisë dhe Shqipërisë në Genoa që përfundoi me fitoren 1-0 të të Kaltërve. Në atë periudhë Antonio Conte ishte në drejtimin e përfaqësueses italiane.
Diskutime rreth kësaj post