Menjëherë sapo KQZ dha vendimin për tre funksionarët politikë, Elvis Roshi, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ai e quan këtë vendim një mesazh të qartë dhe të prerë, që ligji duhet zbatuar me çdo kosto.
“Mesazh i qartë dhe i prerë! Ligji duhet zbatuar me cdo kosto!
Uroj të jetë kjo sjellje korrekte e Institucioneve te Shtetit edhe ne vijimësi! Kur vendosin Institucionet e shtetit të tjerët heshtin! Rrespekt për KQZ dhe për Prokurorinë!”, shkruan ministri i Drejtësisë.
Diskutime rreth kësaj post