Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për mandatet e dy deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, dhe kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.
KQZ ka vendosur që të shpallë të pavlefshëm mandatet e të tre funksionarëve politikë.
Më herët ka pasur debat në komision lidhur me materialet e ardhura të Prokurorisë.
Sipas kreut të komisionit, Denar Biba, prokuroria ka dërguar materialin me saktësime siç i është kërkuar për të vijuar mbledhjen, por avokati i Dashamir Tahirit, Fatmir Braka ka kundërshtuar duke thënë se prokuroria ka dërguar të njëjtin material.
“Materiali nuk është i ri. Pak kanë ndryshuar, janë thjesht disa saktësime siç i kërkuam. Komisioni ishte në dilemë nëse do ishim në pozitën e noterit apo gjykatë. Ne donim një proces të rregullt ligjor”, u shpreh kreu i KQZ, Denar Biba.
“Prokurori ka dërguar të njëjtin material dhe sërish është gabim, ka ngatërruar datën e klientit tim. Në 2009 është dënuar në Ravena por këtu flitet për një vendim gjyqësor. Prokuroria se ka. Si ka hyrë kësaj gjëje. Informacioni është marrë në mënyrë narrative nga Europol, jo nga drejtësia. Informacioni është i gabuar. Ne jua vume në dispozicion vendimin”, ka thënë avokati Braka.
Diskutime rreth kësaj post