Biseda e fundit në Zululand ishte me Fatmir Xhafajn, me të cilën Nano u fokusua tek argumenti i Reformës në Drejtësi. “Jam i sigurtë se reforma do të jetë e suksesshme dhe se pas disa vitesh të gjithë do mund t’i shohin frutet e reformës”, përsëriti Xhafaj disa herë gjatë bisedës.
Ai e konsideroi këtë Refomë një arritje të PS-së për faktin se ka qenë kjo parti, tha ai, që e inicjoi këtë proces e që përfshiu edhe ndërkombëtarët. “Nëse nuk do të ishim ne pushtet, kjo reformë nuk do të bëhej”, u shpreh ai.
Lidhur me rolin e ndërkombëtarëve, ai foli mbi një debat të fortë që ka pasur me komisionerin e zgjerimit Johannes Hahn. “Në atë debat unë i kërkova që ndërkombëtarët të merrnin përsipër një rol të rëndësishëm në institucionet kushtetuese që do krijoheshin, por ai tha se këtë gjë nuk mund ta bëjmë. Pastaj, ua kërkuam amerikanëve, dhe ata thonë se, ok, ne e marrim përsipër këtë përgjegjësi. Por, gjërat përfunduan ashtu si përfunduan”, tha ai.
“Po pse ju e donit këtë rol të ndërkombëtarëve?”, pyeti Nano.
“Sepse donim të bindnim opozitën e të gjithë opinionin publik se nuk ishim të interesuar të ndërtonim një sistem drejtësie të kontrolluar nga e majta”, ishte përgjigja e Xhafaj.
Diskutime rreth kësaj post