Ashtu siç ishte paralajmëruar nga meteorologët, i ftohti siberian ka “pushtuar” Shqipërinë në këto ditë të fundit të vitit 2016.
Për pasojë kjo ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës, kryesisht në zonat malore.
Kështu, qyteti i parë që është “zbardhur” nga dëbora pasditen e sotme ka qenë Korça.
Ndërsa menjëherë pas saj bora ka mbuluar edhe veriun e vendit.
Për pasojë “Rruga e Kombit”, është përfshirë nga reshje dëbore, të cilat duket se sapo kanë nisur.
Për pasojë, Ministria e Transporteve, ka këshilluar të gjithë drejtuesit e automjeteve që të përdorin zinxhirët, në rast se do të kalojnë në Rrugën e Kombit.
https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10154446447353371/
Diskutime rreth kësaj post