Ambasada ruse në kryeqytetin sirian, Damask, është qelluar dy here me granata gjatë ditës së sotme.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse, duke e quajtur sulmin një provokim që synon pengimin e marrëveshjes së paqes në vend.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Rusisë një predhë ka goditur oborrin e brendshëm të ambasadës, ndërsa granata e dytë është hedhur pranë misionit dimplomatik.
Ende nuk ka informancione nëse ka të lënduar dhe cilat janë dëmet materiale.
Diskutime rreth kësaj post