Nga Mero Baze
Ajo që bie në sy pas protestës së fundit të banorëve të fshattit Zharrëz, është se të gjitha palët vrapuan ta mbyllin problemin, duke u nisur nga emocione politike të momentit dhe jo nga historia dhe e ardhmja e fenomenit ‘Bankers”, që në fakt përgjithëson dhe koncesione të ngjashme me të.
Opozita ju shmang ballafaqimit me varrin masiv që ka krijuar aty, duke dërguar dy deputet perfierikë. LSI dhe PS, nxituan të ngrejnë një grup pune dhe të ndalin përdorimin e teknologjisë aktuale të “Bankers”-it, që shkakton tërmete dhe ndotje, ndërsa Ben Blushi papritur zbuloi se “Bankers” ka ardhur në Shqipëri në vitin 2016, pasi iku ai nga PS .
E vërteta është që prej vitit 2006, kur Berisha e ka licensuar, “Bankers”, ka vepruar si një shtet brenda shtetit shqiptar. Ajo ka bërë manovra të frikëshme fiskale, duke vetllogaritur investimet në kontratën kocensionare si shpenzime, për të mos paguar tatim fitimi, ka krijuar problem reale të pahetuara, me raportet mes naftës së importuar për qëllime teknolgjike si “hollues” dhe sasisë reale që duhen për këtë punë dhe mbi të gjitha ka krijuar një kosto të rënd për mbijetesën e zonës, pasi ka tronditur në themel jetesën në atë zonë, jo vetëm prej shpërthimeve, por dhe prej ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës në përgjithësi.
Bankers po punon në një fushë të minuar nga pasiguria e qytetarëve për shkak të metodave ekstreme që ajo përdor për shfrytëzimin e naftës dhe për këtë duhet një vendim strategjik.
Kur vitin e kaluar aty shpërtheu Fontana, që ishte një përzierje ujërash që vinin nga thellësia e tokës, për shkak të rritjes së presionit në pus, ne ishim para një rreziku që mund të hidhej në erë gjithë zona. Fontana të tilla, që vijnë nga thellësia janë të rrezikshme jo vetëm fizikisht, si shkatërruese objektesh, por dhe si ndotëse ajri dhe toke.
Ajo ndjesia që ke në atë mjedis, që ngjan me erën e vezës së prishur, janë komponime squfuri, kryesisht acid sulfhidrik, i cili në gjendje normale është në gjendje gazi. Ky gaz, H2S, është një gaz helmues me efekt nervoparalizues dhe nëse shkojmë më tej, mund të përdoret dhe në industrinë luftarake. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për gazra të tjerë të rrezikshëm, që kanë shpërthyer në këtë fontanë.
Kjo situatë bëhet dhe më e trishtueshmje kur flasim për ujërat nëntokësore në atë zonë. Ndotja nga rrjedhjet industriale bëjnë që ujëra të tillë të ndotur kanë 5 deri 7 herë kripshmëri më të lartë se uji normal, duke asgjesuar praktikisht aftësinë riprodhuese të tokës për bujqësi, për shkak të rritjes së përmbajtjes së elementëve kimikë që dëmtojnë këtë aftësi. Derdhjet e këtyre ujërave asgjesojnë po ashtu nivelin e ujërave nëntokësore, që shërben si ujë i përdorshëm nga banorët e zonës për të larë dhe për të pirë
Po të shtojmë këtu dhe tërmetet nëntokësore që bëjnë të pabanueshme zonën dhe mbajnë popullsinë në makth, ne praktikisht jemi para një situate kur duhet të marrim dy vendime të qarta: Ose duhet të pezullojëm menjëherë veprimtarinë e Bankers dhe të rehabilitojmë zonën, ose duhet të zhvendosim zonën dhe të vazhdoj punën “Banekrs”.
Të gjitha zgjidhjet e ndërmjetëme janë populiste, të marra nën emocione politike dhe pa prespektivë për zonën dhe as për industrinë e naftës.
Opozita deri më sot ka heshtur për Bankers-in dhe në rastin e shpërthimeve të prillit të kaluar , jo vetëm që heshtën, por akuzaun dhe nën zë qeverinë se po dëmtonte investimet e huaja.
Tani që “Bankers” ka ndryshuar pronarë, dhe Berisha me familjarët e vet, “nuk kanë detyrime ndaj këtyre”, opozita bën siku më në fund e ka zbuluar që kjo kompani po shkakton dëme dhe ka çuar dy deputet të zonës aty tu qajnë hallet fshatarëve. A thua se fshatarëve, problemet u nisën sapo iku Berisha nga pushteti.
Po kaq qesharak duket populizmi i Blushit, I cili deri më 2013 nuk fliste se I mërzitej Berisha, ndërsa deri më 2016 nuk fliste se I mërzitej Rama. Tani e ka zbuluar që nafta po përzihet me gjak.
Qeveri apo ashtu nga ana e saj, e di shumë mire situatën dhe nuk duhet të pres të futen disa fshatrë në grevë urie për të marrë vendime. Se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Bankers, por për një standart sjeljeje dhe shfrytëzimi të pasurisë së naftës nga këto kompani.
Homologia e “Bankers”-it, që ka vepruar në Delvinë, “Stream Oil”, për të cilën mund të na sqaorj më mirë Albana Vokshi, ka ndotur në mënyrë kriminale basenin nëntokësor të ujrave në zonën e Delvinës dhe çdo burim I pijshëm që vjen nga ai basen, sot është i ndotur. Delvina të cilës I del ujët në mes të qytetit, ka katër vite ma ujë dhe tani duhet një ujëslellës 4 milion euro, të sjell ujë tjetër të pijshëm nga larg. Kompnia që ka bërë gjmën jo vetëm nuk ka future dorën në xhep, por nuk sjell as ndonjë autobot ujë për banorët. Kjo për shkak të lidhjeve të forta që kishin me “albanërat” e qeverisë Berisha të cilat kanë injoruar krimet ndaj popllsisë dhe mjedisit.
Shqipëria ka pasur një industri të sajën të naftës dhe shfrytëzimti të saj. E ka pas modeste por të standartizuar në atë mënyrë, që nuk ka shkaktuar dëme ndaj popullsisë dhe mjedisit . Qytetet kanë bashkjetuar me atë industri. Fieri, Patozi, Marinza, Kucova, Delvina dhe qytete të tjera i kanë pasur puset pas shtëpive, por kanë jetuar normalisht. Arsyeja ishte se janë respektuar standartet.
Mënyra se si po përpiqen ti zgjidhin këto probleme poltikanët sot, nuk janë as afatgjata, as serioze. Problemet do të përsëriten, nëse Bankers do të vazhdoj. Ajo nuk ka me cfarë metode ta nxjerr naftën përveç përimit të holluesit, rritjes së presionit në shtresë dhe provokimit të tërmeteve të cekta. Ajo po ashtu nuk ka si ta shmang ndotjen e ujit apo mjedisit me ato metoda që përdor. Nëse ja vlen nga pikpamja financiare, ata le të financojnë pastrimin e zones, shpërnguljen e popllsisë dhe sistemin e saj diku tjetër, futjen e zonës në një lloj karantine industriale dhe aty vetëm të punohet, por jo dhe të jetohet. Në të kundërt thjeshtë I duhet dhënë fund. Aty duhet të ndërpritet shfrytëzimi I naftës dhe të konservohet për brezat që vijnë, kur teknologjia mund të shpëtoj këtë situatë që është krijuar dhe kur një korporatë të mos sillet si shtet brenda shtetit.
Diskutime rreth kësaj post