Burime të Krimeve të Rënda dhe Krimit Ekonomik zbardhin hetimin pasuror të Klement Balilit, të cilësuar ndryshe si “Escobari i Ballkanit”.
Nga verifikimet e deritanishme, “Shqiptarja.com” ka bërë me dije se Balili rezulton i varfër në letra. “Escobari i Ballkanit” është pa prona dhe nuk ka llogari bankare që kanë gjendje parash në vlera të larta.
Hetimi pasuror ndaj tij ka dy javë që ka nisur dhe po zhvillohet paralelisht me operacionin e Policisë së Shtetit dhe strukturave mbështetëse për kapjen e tij.
Arrestimi i Klement Balilit që kërkohet si nga autoritetet shqiptare dhe nga ato greke, është shoqëruar me diskutime dhe akuza të opozitës drejtuar maxhorancës në vend.
Dyshohet se ai qëndron mbrapa një grupi kriminal të trafikut të drogës, akuzë që ai vazhdimisht e ka mohuar.
Diskutime rreth kësaj post