Bashkimi Evropian (BE), mban përgjegjësinë për mos funksionalizimin e Gjykatës Speciale, pasi që Kosova ka përmbushur gjitha kriteret e saj karshi këtij procesi. Njohësit e çështjeve juridike e ekspertët e kushtetutës kanë vlerësuar se faji për mos fillimin e punës së Speciales i takon kryekëput BE-së, sipas tyre, vendi ynë është treguar i pashembullt në përmbushjen e detyrave që i takojnë edhe pse këto detyra kanë dëmtuar mjaftë shtetin tonë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Eksperti i çështjeve juridike – kushtetuese, Mazllum Baraliu ka vlerësuar se Bashkimi Evropian është vonuar me funksionalizimin e Gjykatës Speciale. Kjo pasi që siç thotë ai, Kosova i ka bërë të gjitha përgatitjet që një gjë e tillë të fillojë sa më parë.“Bashkimi Evropian është vonuar, ishte një presion i paparë që është bë në institucionet e Kosovës që me çdo kusht dhe sa më parë të miratohej ligji dhe të nënshkruhej çdo gjë që duhet nënshkruar në dëm të Kosovës gjithsesi por Kosova i ka kryer ato obligime, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare nuk ka qenë mjaft efikase dhe efiqiente”, ka deklaruar ai.
Sipas Baraliut, tani është momenti i fundit që kjo gjykatë të veprojë dhe të përfudohet me ankthin e kosovarëve.“Është momenti i fundit të ketë më shumë përgjegjësi bashkësia ndërkombëtare, në radhë të parë BE dhe shteti i Holandës bashkë me të tjerët që ta funksionalizojnë këtë gjykatë dhe ta bëjnë punën sa më parë që të mos zvarritet me vite siç ka qenë puna me tribunave të tjera e të mbahet peng i tërë populli i Kosovës dhe të lihen njerëzit në ankth dhe në stres”, ka potencuar ai.
Më vonë, Baraliu ka theksuar se puna e kësaj gjykate mund të fillojë në vigjilje të këtij viti, “Dë do duhej dikur nga viti që vjen 2017-tës për arsye se është miratuar në parlament të Holandës, është lidh marrëveshja është caktuar selia, është zgjedh disa struktura dhe faktikisht ka filluar të funskionjë administrata dhe mendoj tashmë se edhe se ashtu siç është paralajmëruar në fillim të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm”, ka shtuar Baraliu.
Me fillimin e punës, siç thotë ai, kjo gjykatë do të startojë me ngritjen e aktakuzat e para. Baraliu, thekson se aktorët politikë të përmendur në raportin e e Dick Martit mund të jenë shënjestëtr e Speciales. “Nëse bazohemi në raportin e Dick Martit dhe disa indikacioneve paralajmëruese që janë dhënë ose janë përfolur qoftë edhe në mënyrë indirekte atëherë sigurisht që njerëzit të cilët kanë qenë të rëndësishëm për BE-në dhe kanë qenë të përmendur në atë raport mund të jenë personazhet e para që do të mund të jenë pjesë e këtyre procedurave pro jo vetëm ata, mund të ketë edhe të tjerë Miftaraj : Ngritja e aktakuzave do të sjell edhe tek arrestimet e para.
Në anën tjetër, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka vlerësuar se ngritja e aktakuzave do të fillojë në muajt mars-prill
“Varësisht se sa kohë i merr Gjykatës për miratimin e rregullave të brendshme varet edhe koha kur do të ngritën aktakuzat e para. Sidoqoftë në këtë fazë muaji mars apo prill mund të shihen si afate të mundshme kur do te fillon me ngritjen e aktakuzave nga prokuroria”, ka deklaruar ai,
Sipas Miftaraj, udhërrëfyes për punën e Prokurorisë pa dyshim se mbeten pretendimet e publikuara në raportin e senatorit Marty.
“Në të cilin raport përmenden figura të larta që aktualisht ushtrojnë funksione publike apo që kanë ushtruar në të kaluarën funksione publike dhe shtetërore, apo individë tjerë”, ka thënë Miftaraj.
Ai më vonë shton se ngritja e aktakuzave do të sjell edhe tek arresimet e para.
“Tanimë Gjykata Speciale është në fazën finale të funksionalizimit. Me emërimin e Kryeprokurorit dhe Kryetares së Gjykatës, ka mbetur edhe miratimi i rregullave të brendshme, ku në praktikë mundëson që prokurorët të mund të fillojnë me dërgimin e aktakuzave në gjykatë për procedura të mëtutjeshme”, ka përfunduar Miftaraj.
Smaka : Korruopsioni ka depërtuar dek ndërkombëtarët
Në anën tjetër, eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka shprehet i sigurtë se dhomat e gjyqësore dhe prokuroriale do të fillojnë punë diku ka fillimi i marsit.
“Pritet padyshim diku kah fillimi i marsit që do të fillojë procedimi i çështjeve në ndërkohë, ndërkohë që kanë informacione për elementet e nevojshme për shumë aktakuza por ato duhet detajizuar”, ka deklaruar ai.
Sipas Smakës, kosovarët nuk janë të vetmit të prekur nga korrupsioni, kjo dukuri siç tregon ai ka depërtuar deri tek ndërkomëbtarët.
“Mjerisht nuk jemi vetëm na me korrupsion por edhe institucionet ndërkombëtare janë të infektuara mjaft me korrupsion, këto kanë pasur mundësi që ta funksionalziojnë që më herët sepse kurrfarë pengese nuk ka pas. Varësisht prej të dhënave që i kam pritet me pas, procedimi i çështjeve”, ka potencuar ai.
Më vonë, Smaka deklaron se nuk ka dyshime që funksionarët politikë munden të jenë objekt trajtimi i akuzave penale që priten të nisin.
“Pa dyshim se funksionarët politik që kanë pasur oportunitet dhe disa prej tyre kanë qenë, jo pak funksionarë publik do të jenë objekt i trajtimit të akuzave penale që priten të nisin”, ka përfunduar ai.Zëri
Diskutime rreth kësaj post