Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë në mbrojtje të ligjit themeltar funskionon me gjyqtarë të cilëve iu ka mbaruar mandati, ndërsa ende ka në dorë dy ligje të rëndësishme për reformën në drejtësi. Po ashtu, Bashkim Dedjes, i ka përfunduar mandate si kryetar.
Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë në mbrojtje të ligjit themeltar të shtetit që dha verdiktin për ligjin e vettingut dhe ka ende në dorë dy ligje të rëndësishme për reformën në drejtësi, funksionon me gjyqtarë të cilëve iu ka mbaruar mandati.
Juristit Vladimir Kristo, i ka përfunduar mandati 9 vjeçar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese që në muajin prill të vitit 2016.
Aktualisht ai shfrytëzon hapësirën kushtetuese që përcakton për vijimin e detyrës deri në emërimin e pasardhësit.
Kjo rrugë nuk u ndoq nga kolegu i tij Sokol Berberi, i cili në muajn shtator dha dorhëqjen, duke mos pranuar të jetë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese pasi mandati i kishte përfunduar prej muajt mars.
Po ashtu Bashkim Dedjes, i ka përfunduar mandati si kryetar i Gjykatës Kushtuetuese, ndërsa mandati si anëtar i përfundon në muajin maj të vitit 2019.
Në detyrën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Dedja u zgjodh në tetor të vitit 2013, dhe në bazë të Kushtetutës mandati i tij ka përfunduar prej 2 muajsh, pra në tetor të vitit 2016.
Për pak muaj, mandati i përfundon dhe anëtares tjetër të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtares Vitore Tusha, e cila ashtu si Kristo dhe Dedja votuan për rrëzimin e ankimimit të PD për ligjin e vettingut.
Zonja Tusha është zgjedhur si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit 2008 dhe mandati i saj 9 vjeçar përfundon në mars të vitit 2017.
Gjykata Kushtetuese do të vijojë të funksionojë dhe për shumë muaj me 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë dhe me mandate të përfundura për një pjesë të tyre.
Pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të jetë trupa kushtetuese aktuale, por dhe emrat të cilët aspirojnë për vendet vakante të krijuar prej muajsh.
Dy ligje presin gjykimin e Kushtetueses, ai për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve i ankimuar nga Unioni i Gjyqtarëve dhe ligji për funksionimin e institucioneve mes tyre KLGJ dhe KLP i dërguar nga PD për interpretim kushtetues.
Diskutime rreth kësaj post