Policia e Tiranës ka vënë nën hetim dy të rinj nga Laçi, të cilët tentuan të rrëmbejnë një vajzë 22 vjeç nga Tirana, me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja ndodhi ditën e Krishtlindjeve.
Burimet e policisë nga Komisariati i Policisë Nr. 3, bëjnë me dije për një ngjarje që ka ndodhur më datë 25.12.2016, ditën e Krishtlindjes, në rrugën e “Kavajës”, në Tiranë.
Mësohet se shtetasit Armonel Bruka dhe Henri Talo, përkatësisht 26 e 25 vjeçarë, me banim në Laç, dyshohet se kanë qenë me mjetin tip “Volksvagen”, me të cilin kanë marrë dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me shtetasen F.L, vjeç 22, banuese në Tiranë, pa pëlqimin e saj.
Kjo e fundit ka arritur te shpetoje prej tyre dhe ka bere me pas denoncimin ne Polici
Sipas bluve te kryeqytetit, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dy laçianët akuzohen për veprat penale të parashikuara në Nenet 110, 102/2 e 22 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post