Kreu i qeverisë Edi Rama, për disa nga shqetësimet e qytetarëve është përgjigjur që sot online. Pyetje të shumta në lidhje me ndërtime rrugësh, mungesë investimesh, apo rritje rrogash e largimi i shqiptarëve drejt emigrimit kanë qenë disa nga pyetjet të cilave Rama i është përgjigjur si rrallë herë me përgjigje të gjata.
Replikat:
Qytetari: Zoti Kryeminister ju sapo e mbyllni mandatin tuaj , 4-vjecarin e ardhshem cfar do ti jepni ketij populli te vuajtur. Se 4-vjecarin e pare e rropet ket popull, kemi degjuar vetem Burg, Papunesi, Fukerallik, Droge, Kriminela, Z.Kryeminister besoj tek aftesia juaj dhe ipini ketij populli nje 4-vjecar te bardhe se kan 29 vjet vetem dite te zeza . Ju pershendes.
Edi Rama: I ke degjuar shume Shqupin dhe mediat e kazanit te tij mesa duket Eri Eri, mundohu t’i degjosh me pak dhe ke per te pare qe Shqiperia do te te duket me e mire qofte edhe me kaq
Qyteari: Kjo tregon se gazetaret e paskan braktisur kete gje .pyetja e ime eshte sa lek I duhen nje familje me 4 ose 5 antare ne muaj qe te beje nje jete minimale ku pervec ushqimeve ti perballoje edhe detyrimet per pagesat e dritave dhe te ujit e tjere. Ne cilin shtet te botes qeveria te jep nje aparat digjitalb falas kur ata nuk kane buk me hanger kur ne nje kohe ajo eshte luks. Ne nje kohe qe qeveria jote ka shkuar neper shtepi e tyre dhe ka pare nje televizor me ngjyra dhe nje frigorifer ja kan nderpreh ndihmen ekonomike. Nqs duam te ecim perpara si evropa duhet nisur nga poshte tek shtresat e varfera dhe te garantohet jetesa minimale ne shqiperi.
Edi Rama: Jo Artan, gazetaret nuk kane braktisur asgje, po sot eshte nje kohe tjeter qe na lejon edhe komunikimin direkt, pa ndermjetes, dhe kjo eshte dicka shume e mire mendoj une! E kuptoj pyetjen tende dhe po te pergjigjem duke thene se Qeveria nuk eshte Magjistar, po nje ekip njerezish qe kur jane te vendosur e te perkushtuar ndaj nje programi, mund te bejne permiresime te ndjeshme, sic eshte edhe rritja dy deri ne tre here e ndihmes ekonomike! Te duket pak? Patjeter qe nuk eshte shume, por eshte shume me teper se sa dy deri tre here me pak apo jo?! Sa per aparaturat digjitale ato jane detyrim ligjor jo luks, dhe perderisa ne baze te direktives se BE rrjetet televizive do te kalojne te gjitha ne platforma digjitale, njerezve ne nevoje u sigurohen nga shteti keto aparatura qe te mos i heqin nga leket e bukes. Edhe dicka Artan, varferia nuk luftohet me lemosha po me reforma dhe reformat duan kohe e durim te madh.
Qytetari: Prsh zoti kryeminister gezuar festat, kisha nje pyetje duke pare qe jemi nje nder popujt me emigrim me te madh ne bote , kur mund te kete nje rikthim te shqiptareve per te rindertuar, vendin e tyre duke pare programin dhe reformat qe ju po ndermerrni , nga sistemi kriminal i drejtesise qe keni trashiguar te shteti korrupsion , bolleku i droges e shume e shume te tjera.
Edi Rama: Emigracioni e ka shpetuar Shqiperine e pas renies se diktatures Vullnet, pa emigrantet dhe kontributet e tyre ne ekonomine familjare e kombetare, vendi yne s’do kishte qendruar dot ne kembe! Po ashtu, si kudo e per kedo vend tjeter, ne kohera te ndryshme, emigracioni e ka ndihmuar Shqiperine te jete me e ditur e me e pasur ne eksperienca, nderkohe qe bota ku jetojme eshte me e hapur se asnjehere dhe eshte krejt normale qe njerezit te levizin, te ikin, te kthehen e te perpiqen sipas deshirave e mundesive te realizojne endrrat e shpresat e tyre! Shqiperia eshte me e mire sot dhe do te behet edhe me e mire neser, edhe fale kesaj levizjeje te vazhdueshme, dhe nje gje eshte e sigurte: Shqiperia as do te zbrazet as do te humbase, po ne afat te gjate vetem do te fitoje nga kjo levizje!
Qytetari: Tre vitet qe erdhen Ju ne pushtet Shqiperia ka bere ndryshime qe cdo njeri mund t’i shikoje me sy.. Me behet qejfi gjithashtu qe Ju Z . Rama i dhate Shqiperise nje fytyre te re dhe me e rendesishme per ne shqiptaret eshte qe po e ngrini Dinjitetin e ketij Kombi se kishte shume vite qe na vinte zor te themi se jemi Shqiptar .. Por nje gje me shqeteson te them te drejten Sistemi Gjyqesor ….. le shume per te deshiruar .Dhe e vetmja pyetje qe kam eshte : Cfare plani konkret keni per kete Sistem te Korruptuar ? Gezuar Festat dhe Shpresojme qe Shqiperia sa me shpejt ne BE se nuk ka me shume Bulgaria e disa vende te tjera qe Jane pjese e BE ….#EdiRamapergjigjet.
Edi Rama: Reforma ne Drejtesi eshte projektuar se bashku me eksperte te njohur shqiptare e nderkombetare, si edhe me mbeshtetjen teknike te misioneve europiane e amerikane te drejtesise. Ajo permban nje plan te detajuar masash ligjore dhe veprimesh ekzekutive qe do te krijojne kushte teresisht te reja per funksionimin e sistemit te drejtesise. Si te gjitha reformat tona, po te ishte nisur vite me pare e filluar te zbatohej kohe me pare, sot Shqiperia do te ishte ne nje faze tjeter te funksionimit te drejtesise, por u humb shume kohe e gjate me kosto te medha per popullin, pikerisht nga mungesa e vizionit dhe e kurajos se qeverive te meparshme per ta ndermarre kete reforme! Sidoqofte kemi hyre me ne fund ne nje rruge te re, e cila do te jete e gjate dhe aspak e lehte, por e drejte dhe me rezultate te sigurta ne funksionimin e drejtesise.
Diskutime rreth kësaj post