Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki çako i kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes në natën e ndërrimit të viteve, të mos konsumojnë alkool kur janë në timon.
“Do bëja edhe një herë thirrje për të gjithë shqiptarët, që të jenë të kujdesshëm kryesisht me drejtimin e automjetit, të mos konsumojnë pije alkoolike, të respektojnë normat dhe rregullat, të respëektojnë kodin rrugor sepse kjo është garanci për tu siguruar jetën dhe shëndetin, policia do jetë e pranishme në disa ambjente, është prej disa ditësh në masa të përforcuara dhe do të sigurojë që parandalohen të gjitha incidentet apo aksidentet si dhe në luftë të vazhdueshme kundër fenomeneve të tjera”, deklaroi drejtori i policisë së Shtetit, Haki Çako.
Përveç institucioneve shtetërore apo objekteve të rëndësisë së veçantë, kreu i policisë zbulon se për emra të veçantë, që janë vazhdimisht nën monitorimin e Policisë së Shtetit, kontrollet do të jenë non stop.
“Tani masat do jenë më të shtuara, në investigimin dhe mbikqyrjen e personave që kryejnë vepra penale”, tha Çako.
Haki Çako përsërit apelin edhe për ata qytetarë që ndërrimin e viteve kanë zgjedhur ta festojnë jashtë. “Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë partneritet nga qytetarët, për të siguruar jetën shëndetin por edhe pronën. Në këtë kuadër kemi kërkuar masa për të siguruar pronën”, tha më tej ai.
Diskutime rreth kësaj post