“Që të jesh deputet duhet t’i pëlqesh kryetarit të partisë”.
Kështu u shpreh Koço Kokëdhima, por nga salla ia pritën:
“Hë bravo! Po ti si u bëre. Si u zgjodhe ti?”
Ky është një fragment në fjalimin e gjatë të Koço Kokëdhimës në Asamblenë e Partisë Socialiste ku ai u ‘zhvesh’ nga çdo funksion që mbarte në PS.
Kokëdhima publikoi në rrjetin social, Facebook një audio ku dëgjohej fjalimi. Por nëse e dëgjon më vëmendje, teksa flet, zëra nga salla i ndërhyjnë dhe e fyejnë.
“Po paske ikur fare ore, të paska vënë mosha përpara”.
Madje në një moment kur Kokëdhima akuzon direkt Ramën për cështjen e plehrave, nga salla dëgjohen zëra që e shajnë “injorant!”
Diskutime rreth kësaj post