Gjykata e Durrësit caktoi mesditën e së premtes masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e Burgut të Durrësit, Astrit Kotja. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, akuzë që ka të bëjë me procedurat e ndjekura për lirimin para kohe të ish-drejtuesit të bandës së Durrësit, Lul Berisha.
Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, zyrtari i burgjeve nuk e ka pranuar akuzën, duke deklaruar se si drejtues i burgut të Durrësit nuk kishte kryer asnjë shkelje, pasi procedurat e lirimit janë kompetencë e zyrës juridike dhe jo të drejtuesit të institucionit.
Por, pavarësisht pretendimeve, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj drejtorit të burgut të Durrësit.
Diskutime rreth kësaj post