Instituti i Statistikave raportoi se tregtia me pakicë u rrit me 6.5 për qind në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas INSTAT, nëse përjashtohet tregtia e karburanteve, rritja rezulton edhe më e lartë, rreth 11.5 për qind krahasuar me një vit më parë
Ky është tremujori i pestë me radhë që aktiviteti tregtar në vend shënon rritje. Tregtia me pakicë është indeksi më i afërt që mat shitjet në ekonomi dhe rrjedhimisht edhe ecurinë e konsumit të popullatës.
Rritja me 6.5 për qind në tremujorin e tretë të vitit, sinjalizon se shpenzimet konsumatore të familjeve kanë vazhduar të zgjerohen duke mbështetur kërkesën agregate dhe rritjen ekonomike.
Të mërkurën Guvernatori i Bankës së Shqipërisë raportoi se rritja ekonomike është përshpejtuar lehtësisht në gjysmën e dytë të vitit e udhëhequr nga gjallërimi i kërkesës së brendshme. Sipas tij, forcimi i rritjes ekonomike do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Diskutime rreth kësaj post