Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e opozitës për ta shpallur Vetingun antikushtetues.
PD ka pranuar vendimin e saj duke deklaruar se respekton vendimin e Gjykatës.
“Respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Vetingun. Ripohojmë vendimin për spastrimin e sistemit të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e PD.
Por PD ka përsëritur se “ky ligj sjell kapjen e drejtësisë nga politika”.
“Ligji aktual i Vetingut do të thellojë korrupsionin dhe vendos sistemin e drejtësisë në duart e kryeministrisë”, përfundon deklarata.
Diskutime rreth kësaj post