Deputeti Nard Ndoka i ka “këshilluar” kreut të PD Basha që të mos mbajë më shpresat te LSI si e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet.
“Opozita i ka varur shpresat shpesh te LSI, si një parti që garanton qeverisjen dhe standardet. Ajo garanton vetëm interesat e veta. E ka detyruar PSnë shpesh herë, por për interesat e veta dhe jo të qytetaëve. E ka gjunjëzua LSI PSnë, por bvetëm për interesat e veta, kanë rënë dakord për pazaret e tyre. Kjo është edhe për ju (PD) që akoma mbani shpresa te një subjekt politik si LSI. E kam dëgjuar shpesh kryeministrin, por ai është problem për të gjithë, edhe për veten e tij. Shpresuam se ai do të ishte një burrë shteti, por ai në fakt është një burracak shteti”, tha Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post