Deputeti Ben Blushi i është drejtuar me tone të ashpra kryeministrit Rama gjatë seancës së sotme parlamentare. Blushi, i cili ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama, tha se nuk është vetingu pengesë për integrimin e vendit, por lidhjet e qeverisë me krimin.
Pjesë nga fjalimi i Blushit
Çfarë lidhjeje ka vetingu me ndërhyrjen e Vangjush Dakos për të nxjerrë nga burgu një njeri që ka vrarë 5 vetë. A ka gjykatës që i reziston presionit të shokut të ngushtë të kryeministrit?
Pse e mban Elvis Roshin në punë? Ç’lidhje ka vetingu me faktin që Roshi firmos për kavajasit dhe ti e ushqen me tendera? Shoku Edi, shoku Elvis dhe shoku Vangjush na qeverisin. Kjo është arsyeja pse nuk ka datë. Nuk e dinë ata që këta njerëz kanë vrarë apo kanë paguar për të dalë nga burgjet.
Ti jo vetëm ke ndërhyrë për të nxjerrë vrasës nga burgu dhe për i ke futur në Parlament. Ti ke cenuar moralin e shoqërisë. Njerëzit i votojnë sepse ua kërkon ti.
Arrestimi i Klement Balilit nuk qenka urgjencë? Ka 10 mijë faqe të DEA-s amerikane për drogën që u ka shitur disa vendeve.
Nuk e arrestojnë dot se është i LSI-së. Nëse arrestohet, bie qeveria. Kjo është qeveria jote. Kjo është qeveria që bllokon integrimin e Shqipërisë. Këta njerëz i doni për të blerë vota. Këta sigurojnë vota. Ti e ke feudalizuar krimin në Shqipëri. Në Kavajë shkëlqen Roshi si feudal i vogël i krimit. Në Shqipëri ka feude të krimit të sponsorizuara nga ti. E ke kthyer Shqipërinë në një arkë kanabisi që duket nga Brukseli. Ti je rasti tipik i një njeriu që për të hipur në pemë bën gjithçka. Por ajo pemë është e krimbur dhe për të kapur lartësinë e pemës, ti bashkëpunon me krimbat. Ty nuk do të falet kurrë damka që i vure Shqipërisë për 3 vjet. A i është hequr Kolumbisë damka e kokainës? Jo. Ti do të ikësh shumë shpejt, por kur të mos jesh do t’i lësh vendit damkën e një vendi të mbjellë me kanabis.
E dini pse u hoq investitori libanez nga Shqipëria? Për t’i marrë tokën, sepse paratë e drogës do të investohen diku. Ti ke aftësinë të jesh i paaftë dhe mizor, aq sa të mos e kuptosh çfarë varfërie ka në këtë vend. Nuk m
Diskutime rreth kësaj post