Kur sheh akuzën zyrtare që ka artikuluar Prokuroria e Përgjithshme ndaj deputetit Dashamir Tahiri nuk ka se si të mos arrish në konkluzionin se vërtet drejtësia në Shqipëri është në ditë të hallit. Pasi sipas shpjegimeve të vetë deputetit demokrat, të pakundërshtuara dhe nga organi i akuzës ligji i dekriminalizimit zbatohet ndaj tij thjeshtë për pesë euro ose 10 mijë lireta kusur pas konsumimit të një lëngu portokalli.
Jo se nuk duhet zbatuar ligji, madje me shumë rigorozitet, madje dhe për një “majë” gjilpëre sepse ligji është ligj dhe në radhe të parë do të jenë ligjvënësit ata që do të jenë me patjetër subjekt i tij.
“Vura në dijeni KQZ-në, mora masat përkatëse në Itali. Pyeta për dënimin tim që është bërë pa dijeninë time. Është një dënim për një patentë false. Sa i përket akuzës tjetër për para false, është ky qëndrim: kam qenë vizitor në Itali, kam qëndruar në një bar në autostradë dhe kam marrë një lëng portokalli ku si për kusur më është dhënë 10 mijë lireta të asaj kohe, 5 euro sot si resto. Kur kam qenë në toll në autostradë, kam dhënë sqarimet. Por nuk jam dënuar për atë”, tha Tahiri.
“Masa që ka marrë prokuroria më duket absurde. Unë kam hyrë dhe kam dalë në Itali disa herë. i ftoj të gjithë organet të shohin sa herë kam shkuar unë. Do kem përfaqësuesit e mi në KQZ, por nuk është e arsyeshme për të ndërprerë mandatin. Ky është absurditet”, tha më tej ai.
Pa marrë anë, teksa shohim që një deputet lë mandatin për shkeljen e ligjit të mos deklarimit të 5 eurove të falsifikuara në Itali, nuk ka si mos të kthehemi pas në kohë. Kur Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane u bllokua nga forcat italiane të sigurisë në aeroportin e Milanos për shkak se në delegacionin partiak gjatë udhëtimit për në austri kishte një njeri të krimit dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Njëherësh ishte i pajisur dhe vetë me pasaportë ilegale, me të cilën Fatmir Mediu i është fshehur drejtësisë perëndimore në përiudhën që ka qenë në kërkim, dhe më pas nga frika e rihapjes së çështjes.
Fatmir Mediu është pajisur disa herë me pasaportë me identitetin Fatmir Mehdihoxha, përfshi këtu pasaportë të thjeshtë dhe diplomatike. Pra ka lëvizur me pasaportë ilegale dhe këtë as që e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Ai po ashtu është ndoshta i vetmi politikan shqiptar që ka fallsifikuar regjistrin e gjendjes civile të Shqipërisë, duke prodhuar një identitet të rremë për veten e tij ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar si i dënuar në Itali, duke udhëtuar me pasaportën me emër Fatmir Medihoxha, emër dhe identitet që nuk ekziston askund.
Mediu është dënuar nga dy gjykata italiane deri në katër vite burg dhe përjashtim nga jeta politike, për shkak të përpjekjes së tij për t’i dhënë një identitet fallco një personi në kërkim nga drejtësia italiane
Kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, flasin për pandëshkueshmërinë në Shqipëri dhe mbrojtjen e politikanëve të lartë me imunitet, kanë si kryeshembull faktin që ish- ministri Fatmir Mehdiu, i cili favorizoi biznesin e djalit të kryeministrit në Gërdec, shmangu shkuarjen me gjykatë ku e priste një dëmim së paku 6 vite burg, përmes imunitetit. Ai arriti të zvarrisë procesin e hetimit deri në rimarrjen e imunitetit në zgjedhjet e reja të vitit 2009 dhe pas kësaj, gjykata pushoi çështjen, ndërsa prokuroria edhe pse kishte të gjitha kompetencat ta rihapte, nuk e rihapi. Pas tij, shembulli i dytë më i fortë është ai i Lulzim Bashës, i cili ishte nën akuzë penale nga prokuroria për 220 milion euro dhe mbylli procesin pa u gjykuar, duke interpretuar afatet e hetimit.
TemA
Diskutime rreth kësaj post