ISIS ka kërcënuar në rrjetet sociale ditën e sotme se do të sulmojë disa ambasada ruse në mbarë botën.
Mes tyre rezulton edhe ambasada ruse në Tiranë.
Në një dosje PDF të publikuar në rrjetet sociale, xhihadistët kanë shënjestruar dhjetra ambasada ruse anembanë botës.
Ata po përpiqen të rrisin panikun pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara.
Por disa detaje kanë dalë edhe rreth vrasësit Altintash.
Ai është fotografuar para pak kohësh në një takim të AKP, partia e Erdogan.
Motra e tij e cila punon si shitëse shihet me një bluzë me gjysëmhënën në gjoks, në mbështetje të Erdogan.
Sipas informacionve, Altintash ka qenë në 8 takime të Erdogan gjatë fushatës presidenciale dhe takime të mëvonshme në publik.
Nuk dihet me qartësi nëse ai ishte një mbështetës i Erdogan, apo ka pasur tjetër objektiv.
Altintash besohet se ka vepruar me bashkepunetore dhe jo i vetem.
Policia turke thote se ne shtepine e tij jane gjetur libra te organizates FETO, te klerikut Gylen, por infomacionet jane te dyshimta duke ditur marredheniet e tij me Erdogan.
Diskutime rreth kësaj post