Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje në mbrëmje se vrasja e ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov ishte provokim për marrëdhëniet Ankara-Moskë.
“E dimë që ky është një sulm dhe një provokim për prishjen e marrëdhënieve Turqi-Rusi të cilat ishin në procesin e rregullimit. Por, Rusia dhe Turqia kanë liderë, të cilët nuk bien në një grackë të tillë”, tha presidenti Erdogan në një deklaratën për agjencinë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency.
Duke vënë në dukje se Karlov kishte një vend të veçantë si diplomat në Turqi, Erdogan vuri në dukje se ai ishte takuar për herë të fundit me të një javë më parë në Ankara.
“Zhvillova edhe një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, ku patëm rastin të vlerësonim edhe këtë ngjarje. Në emrin tim personal, kabinetit qeveritar dhe të gjithë popullit turk unë i shpreh ngushëllimet e mia Presidentit të Federatës Ruse, Putin dhe popullit mik rus”, theksoi Erdogan.
Diskutime rreth kësaj post