Mes yjeve të botës së ekranit botëror si David Beckham, Orlando Bloom që morën pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të UNICEF, vogëlushja shqiptare Erza Muqolli këndoi me korin e fëmijëve këngën e John Lennonit, ‘Imagine’.
Erza Muqolli është këngëtarja më e re shqiptare, e cila ka nisur karrierën e saj që në vogëli në shtetin Frances dhe ka prekur skenën evropiane e botërore.
Në 70-vjetorin e themelimit të UNICEF-it, që është mbajtur në zyret e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork,disa ditë më parë, ajo ka kënduar edhe Erza së bashku me korin e fëmijëve këngën e John Lennonit, ‘Imagine’.
Në këtë event të pranishëm ishin shumë yje botërore të tillë, si aktorët Orlando Bloom, Jackie Chan dhe David Beckham, por nuk kanë munguar edhe personalitete shqiptare. Po kështu, Erza ka dhënë shumë intervista për media të huaja. Erza është shqiptare nga Kosova.
Diskutime rreth kësaj post