Një grup ndërkombëtar për lirinë e shtypit tha se numri i gazetarëve të vrarë në punë ka rënë në vitin 2016, krahasuar me nivelet rekorde të viteve të mëparshme, shkruan REL.
Në raportin e lëshuar të hënën, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se së paku 48 gazetarë janë vrarë nga 1 janari deri më 15 dhjetor të vitit 2016, krahasuar me 72 të vrarë më 2015.
Komiteti, megjithatë, shtoi se është duke hetuar vdekjet e së paku 27 gazetarëve të tjerë, për të përcaktuar nëse ato kanë qenë të lidhura me punën.
Drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Joel Simon, tha se është lajm i mirë që më pak gazetarë janë vrarë në vitin 2016, por shtoi se gazetarët që mbulojnë luftërat vazhdojnë të vriten në një “shkallë jashtëzakonisht të lartë”.
Në vitin 2016, Siria ka mbetur vendi më vdekjeprurës në botë për gazetarët, për të pestin vit me radhë.
Diskutime rreth kësaj post