Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së djeshme ku u arrestua avokati Genc Gjokutaj.
Sipas policisë, Gjokutaj jo vetëm që ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit por ka sharë policët.
Policia më pas ka bërë edhe shoqërimin e tij dhe sipas policisë i është marrë kampion gjaku.
Por nuk dihet se ku është marrë kampioni i gjakut pasi newsbomb shkruante se mjekët në Spitalin Ushtarak kishin refuzuar të bënin një gjë të tillë.
Njoftimi:
Më datë 17.12.2016, u arrestua shtetasi:
– Genc Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas rreth orës 20:20, tek Sheshi “Nënë Tereza”, është konstatuar duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” dhe nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.
Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentat e mjetit.
Genc Gj. nuk ka pranuar ti japë dokumentat punonjësit të policisë por ka filluar ti ofendojë ata.
Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar sëbashku me mjetin në ambjentet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale.
Ky shtetas dyshohet se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryej testin e alkoolit me aparatin drager.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post