Prej një viti abuzonte seksualisht me vajzën 14-vjeçare të fqinjit, duke e kërcënuar të mos tregonte se ndryshe do ta pësonte keq.
Kjo është drama e një të miture, rritur ne ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri-Turizmit, në kryeqytet. Vend, ku banonte edhe abuzuesi i saj, 39-vjeçari, Lulzim Bardhi, raporton TV Klan.
Ai u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë, në kryeqytet për përdhunimin sistematik të një vajze 14-vjeçare.
Abuzimi seksual për së paku disa muajsh u zbulua vetëm mbrëmjen e të mërkurës, nga babai i vajzës së mitur.
Babai tregon se ishte shok me të arrestuarin.
“Një pasdite nuk kishim drita, unë po rrija me gocën e vogël, goca e madhe te divani, dhe vjen shoku im, u ul te divani me gocën time, i solli patatina e molto, gjëra për kalamajët, kur e shoh, ai një dorë hante molto dhe një dorë po i fuste dorën vajzës se më vjen edhe kshu, nuk flas dot.
Thirra policinë, bëra kallëzim”- tregon babai.
39-vjeçari u denoncua fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar ne rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht.
E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39-vjeçarit.
Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune me fqinjën e tij 14-vjeçare.
Diskutime rreth kësaj post