Në lidhje me veprimet e kryera nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në ambientet e lokalit administratorin, Sokol Nano, djali i Fatos Nanos, policia vendore e Tiranës thotë se janë referuar për materialet “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm” në ngarkim të shtetasit Sokol Nano, ata sqarojnë se:
Në lidhje me këtë rast dhe mangësitë e konstatuara në këtë subjekt, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Tiranë janë akoma duke kryer veprimet përkatëse verifikuese. “Theksojmë se njoftimi në komunikatën e datës 14.12.2016 ka të bëje me të dhënat paraprake të kryera nga Policia.Sqarojmë opinionin se referimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Oficerët e Policise Gjyqësore bëhet vetëm pasi merret informacioni i nevojshëm nga agjencitë e tjera ligjzbatuese”, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me sa me lart, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat është duke kryer verifikimet e nevojshme për ligjshmërinë e veprimeve dhe nëse janë zbatuar ose jo të gjitha procedurat standarte të punës nga ana e Policisë.
Diskutime rreth kësaj post