Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i PD Lulzim Basha ka kujtuar se si 6 vjet më parë, kur ishte ministër i Jashtëm, BE hoqi vizat për qytetarët shqiptarë.
“Këtë ditë, 6 vjet më parë Bashkimi Europian hoqi vizat me Shqipërinë. Mbas pluralizmit politik dhe liberalizimit të tregtisë, kjo është arritja që ka përmirësuar më shumë jetët e njerëzve këtë çerekshekull”, ka thënë Basha.
Ai është shprehur se, ndjen ende emocionet e bukura të udhëtimit të parë pa viza në Europë së bashku me studentë të nesërmen e heqjes së vizave.
“Ruaj të gjallë optimizmin dhe lumturinë në sytë e atyre të rinjve: ishte momenti kur ne u ndjemë vërtetë europianë, jo vetëm në shpirt dhe mendje, por edhe në liri dhe të drejta”, është shprehur Basha.
Diskutime rreth kësaj post