Edhe këtë fundvit siç është bërë traditë vitet e fundit Linda Rama ka shtruar darkën e fundvitit për gazetaret dhe femrat e medias.
Gjithmonë ka zëra se përzgjedhja e tyre bëhet në bazë të preferencave politike të çiftit kryeministror, dhe as për këtë darkë nuk mund të mungojnë kritikat.
Edhe në darkën e mbrëmshme të shtruar në ambientet e Aba 21 në Coin përveç organizatores Linda, kryeministri nuk mungoi të ishte protagonist, me batuta si përherë.
Ballë për ballë ai i quajti gazetaret shtriga, ndërkohë që atyre iu është dukur shumë miqësor ky fakt dhe kanë reaguar me të qeshura.
Në darkë ishin të pranishme: Eni Vasili, Anila Basha, Rudina Xhunga, Zana Çela, Sonila Agostini, Beti Njuma, Iris Luarasi, Alketa Vejsiu, Valbona Kurti, Monika Stafa, Jonida Shehu, Alba Malltezi, Arta Marku, Mira Kazhani, Genta Popa dhe Ilva Tare.
Por kishte dhe disa mungesa si: Arbana Osmani, Iva Tiço dhe Mimoza Picari, të cilat e justifikuan mungesën e tyre për arsye pune.
Diskutime rreth kësaj post