Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se marrja e kodit telefonik është një arritje e madhe për Kosovën. Sipas saj, efektet e këtij kodi do të jenë të mëdha.
“Kam kënaqësinë të ju njoftoj që Kosova ka marr kodin telefonik dhe kjo është një e arritur e madhe për të”, ka thënë Tahiri, duke shtuar.
“Kjo është një arritje e madhe edhe për sektorin e telekomunikacionit dhe falënderoj Bashkimin Evropian dhe të gjithë që kanë përkrahur këtë”, ka shtuar Tahiri, përcjellë zeri.info.
Tahiri më tej ka thënë se Kosova është pronare e këtij kodi dhe do ta administroi vet atë.
Diskutime rreth kësaj post