Në mesin e krizës politike në Maqedoni, ku asnjë nga forcat politike nuk po arrin dot të krijojë mazhorancën dhe ku faktori shqiptar tashmë është shndërruar në vendimtar, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbërriti në Tiranë, i thirrur në një takim nga Kryeministri Edi Rama.
Ahmeti, partia e të cilit ka fituar 10 deputetë, vjen në këtë takim pasi nuk ishte i pranishëm dy ditë më parë, kur krerët e PDSH, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët u pritën nga kreu i qeverisë shqiptare.
Ali Ahmeti pritet të takohet dhe me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe Presidentin e Republikës Bujar Nishani.
Kryefjala e këtyre takimeve, pritet të jetë fati i faktorit politik shqiptar në Maqedoni, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Diskutime rreth kësaj post